Konkurs për nxënës në të menduarit kompjuterik
Qendra
Arsimore “New Corner” e organizon edhe një herë konkursin shtetëror online të
të menduarit kompjuterik për nxënës të moshës 6 deri në 18 vjeç.
Konkursi synon t’i inkurajojë fëmijët të mendojnë logjikisht, të zgjidhin sfida dhe të zhvillojnë kreativitetin e tyre.
🎯 Përse të merrni pjesë?
- Pjesëmarrje
e plotë online, e lehtë dhe e arritshme për të gjithë
- Çmimi kryesor – vendi i parë 500
euro
- Çmimet
"Më i miri në
kategori", për konkurrentët më të mirë në secilën kategori (çmime më para, dronë, printera dhe shumë të tjera)
- Çmime
për mentorët e nxënësve që do të
fitojnë një çmim
- Prezantojmë
çmime të reja duke nisur nga ky cikël
konkursi:
• Çmime për mentorët dhe shkollat me më shumë
pjesëmarrës dhe një çmim "Më i miri në shkollë" për një nxënës
• Çmimi "Konkurrenti më i
ri"
- Të gjithë konkurrentët që kanë fituar një çmim ose
lëvdatë do të ftohen në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Mars, e më
pas do të zhvillohet gara finale për konkurrentët më të mirë dhe mentorët
e tyre në MAL TË ZI.
- Çdo
konkurrent dhe mentor merr një certifikatë
- Pagesa per pjesmarrje 350 den.
📅 Data e
konkursit: 14.12.2025 në orën 10:00
🌐 Regjistrimi:
deri më 11.12.2025
📧 Kontakti:
newcorner23@gmail.com
Regjistrimin
e nxënësve e bënë arsimtarja e lëndës Arsim Teknik dhe Informatik me informacionin e mëposhtëm:
• Emri dhe
mbiemri i nxënësit
• Email-i i
nxënësit
Mentorët do ti regjistrojnë të gjithë
konkurrentët me një fletëpagese të përbashkët dhe të dhënat e nxënësve në Word ose Excel.
Mënyra e zhvillimit të konkursit
Çdo konkurrent i regjistruar, pasi të regjistrohet për
konkursin, do të marrë një numër unik identifikimi (ID) në adresën e specifikuar
të email-it. Nxënësit janë të ndarë në
6 kategori sipas moshës. Linqet për konkursin dërgohen 48 orë para fillimit të
konkursit. Të gjithë konkurrentët do t'i marrin ato jo më vonë se 24 orë para
konkursit. Ditën e konkursit, më 14.12.2025, në orën 10:00, duhet të klikojnë
në atë link. Linku nuk hapet para orës 10:00. Konkurrentët nuk duhet të
kenë kamera.
Konkursi
zhvillohet në Microsoft Forms, si
cikli i fundit. Konkursi përmban 12 detyra logjike. Rezultatet përpunohen me
kompjuter dhe ne do t'i publikojmë brenda 24 orëve.
Certifikatat
do të dërgohen automatikisht në adresat e regjistruara të email-it.
Pjesëmarrësit
e vlerësuar nga raundi i parë do të kontaktohen dhe çmimet e tyre do të ndahen.
Raundi
i dytë do të mbahet në mars 2026, në të cilin do të ftohen konkurrentët më të
mirë. Pas këtij konkursi, të gjithë konkurrentët me një çmim të fituar do të marrin një medalje.
Raundi
i tretë do të mbahet në Mal të Zi me praninë fizike të konkurrentëve më të mirë
nga secila kategori dhe mentorëve të tyre. Shpenzimet do të mbulohen nga
"New Corner".
Shembuj të detyrave garuese


