Kompjuteri gjithashtu është paisje:
Kompjuteri personal përbëhet nga këto pjesë të harduerit:
1. Shtëpiza- kuti metalike ose plastikë e fortë në të cilën janë të vendosur pjesët
kryesore të kompjuterit
2. Monitori – pajisje e cila paraqet fotografi dhe tekste të prodhuara nga kompjuteri.
3. Tastiera – pajisja nëpërmjet të cilës futen të dhënat dhe instruksionet në kompjuter.
4. Mausi- pajisje që mundëson zgjedhje dhe lëvizje të elementeve të paraqitura në
ekran.
5. Altoparlant- pajisje nëpërmjet të cilës dëgjohen zërat e prodhuara nga kompjuteri.
6. Shtypësi – pajisje e cila mundëson shtypjen në letër të dokumenteve të krijuar në kompjuter.
7. Skaneri- pajisja përmes së cilës të futen të dhënat që janë në letër në kompjuter.
8. Kamera- paisja e cila mundëson të dhënat grafike, pamjet të futen në kompjuter.
9. Mikrofoni- paisje e cila mundëson të dhënat zanore të futen në kompjuter
Shtëpiza
Shtëpiza është kuti në të cilën janë të vendosura pjesët kryesore të kompjuterit.
Përshkrim i pamjes së pjesës së përparmë të shtëpizës vertikale
Në pjesën e përparmë të shtëpizës ka:
• Buton për vënie të kompjuterit në funksion-Power
• Buton për restartim të kompjuterit- Reset
• Pjesa e përparme hyrëse e pajisjeve për punë me disketë, CD ose DVD
• Konektorët (USB, për altoparlantë-kufje etj),
• Dritëzat
Përshkrim i pamjes së prapme të shtëpizës vertikale:
Në pjesën e prapme të shtëpizës zakonisht gjenden konektorë të ndryshëm
(porta). Ato shërbejnë për lidhjen e pajisjeve periferike me kompjuterin.
Ka konektor për tastierë, maus, monitor, altoparlantë, printer, konektor rrjeti,
ndërprerësi i rrymës, konektorë për video kamerë, ueb kamerë, aparat digjital,
telefon etj. Numri më i madh i pajisjeve për lidhje me kompjuterë shfrytëzojnë
Softueri
Programet me të cilat punohet në kompjuter quhen softuer kompjuterik. Programet kompjuterike janë përmbledhje të instruksioneve sipas të cilëve kompjuteri punon në detyrë të caktuar.
NDARJA E PROGRAMEVE KOMPJUTERIKE
1. Programet kompjuterike sipas qëllimit të punës në kompjuter mund të jenë:
• Programe sistemore
• Programe shfrytëzuese
Programet sistemore e mundësojnë punën e njeriut me kompjuterin dhe kryejnë kontrollin e punës të të gjitha pjesëve të harduerit dhe programeve tjera në kompjuter.
Programet shfrytëzuese janë programe me të cilat punojnë shfrytëzuesit në kompjuter. Programet shfrytëzuese quhen edhe programe aplikative. Të tillë janë programet për rregullimin e tekstit, vizatim, mësim, krijim të prezantimeve, surfi m në Internet, lojë, dëgjim të muzikës, shfrytëzimin e postës elektronike, punë me të dhëna në shitore, banka, posta dhe firma të tjera.
SISTEMI OPERATIV
Sistemi operativ është përmbledhje e programeve të cilët i mundësojnë shfrytëzuesit të operojë (punojë) me kompjuterin (programet, pajisjet dhe memorien). Sistemi operativ i pari startohet pas kyçjes së kompjuterit dhe i fundit mbyllet gjatë shkyçjes së kompjuterit. Pa sistem operativ kompjuteri do të ishte një pajisje e papërdorshme.
Sistemet operative që përdoren te kompjuterët e sotshëm personal janë:
Karakteristikat e sistemit operativ
Në një kompjuter mund të instalohen më tepër sisteme operative dhe atëherë shfrytëzuesi mund të zgjedhë me cilin prej tyre do të punojë.
1. Sistemet e sotshme operative janë sisteme operative multi shfrytëzues (multi user OS). Ato mundësojnë që në një kompjuter në kohë të ndryshme të punojnë shfrytëzues të ndryshëm me programe dhe të dhënat e veta (rrethinë të vet). Çdo shfrytëzues lajmërohet në sistemin operativ me emër të tij shfrytëzues (user name) dhe fjalëkalim (password).
2. Sistemet operative të sotëm janë multitasking sisteme operative (multi tasking OS).
Kjo do të thotë se mundësojnë që kompjuteri të kryej më tepër programe njëkohësisht.
Për shembull, shfrytëzuesi mund të shkruaj ose vizatojë në ndonjë program dhe në të njëjtën kohë të dëgjoj muzikë me program tjetër.
ELEMENTET E SISTEMEVE OPERATIVE
DESKTOP
Pas startimit të sistemit operativ fotografi a e cila paraqitet në ekran quhet hapësirë punuese (Desktop). Pamja e hapësirës punuese është e ndryshme tek sistemet operative të ndryshme.
Shfrytëzuesi i kompjuterit mund ta ndryshojë pamjen e hapësirës punuese.
SHIRITI ME DETYRA
Zakonisht, në pjesën e poshtme ose të epërme të desktopit gjendet shiriti i hollë dhe i gjatë i cili i paraqet emrat e programeve dhe follderëve me të cilat shfrytëzuesi punon në kompjuter. Ky shirit quhet shiriti me detyra – Taskbar (task – detyrë, Bar – shirit)
IKONAT
Elementet e radhitura nëpër sipërfaqen e punës të sistemit operativ quhen ikona. Ato janë fotografi të vogla me të cilat janë të paraqitura programet, fajllat ose follderët.
DRITARET
Përmbajtja e ikonës tregohet në kornizë e cila quhet dritare. Dritarja mund të hapet, minimizohet, t’i ndryshohen dimensionet ose
të mbyllet.








