TEMA3:ALGORITMET, PROGRAMET DHE ZOTËRIMI I MENDIMIT ALGORITMIK PËRMES LOJËS


 

TË MËSUARIT E ALGORITMEVE PËRMES LOJËS

Për të hyrë në Code.org kliko tek linku

Të menduarit kompjuterik

 

Të menduarit kompjuterik është një mënyrë e re për zgjidhjen e situatave dhe detyrave problemore, të cilat me ndihmën e të menduarit logjik arrijmë në një zgjidhje objektive. Të menduarit logjik bazohet në fakte dhe prova deri te të cilat arrihet në mënyra të ndryshme, duke përdorur teknika dhe metoda të ndryshme. Kjo mënyrë e të menduarit kurrë nuk bazohet në supozime, dëshira, ndjenja dhe gjendje emocionale.

Elementet kryesore e të menduarit kompjuterik janë:

të menduarit logjik;

të menduarit algoritmik;

zgjidhje efikase;

të menduarit shkencor;

të menduarit inovativ.

Të menduarit logjik mund të përkufizohet si një proces që përdor arsyetimin objektiv në mënyrë që të arrihet deri në përfundim të caktuar.



 


Numrat binarë

Sistemi i numrave binarë përbëhet nga dy vlera numerike, shifrat 0 dhe 1. Vetëm një shifër 0 ose 1 quhet bit. Me një bit, mund të paraqesim gjendjen e “saktë” ose “të pasaktë”, “po” ose “jo”, “të zënë” ose “të lirë” dhe shumë situata të tjera.

Me ndihmën e numrave binarë, të dhënat në kompjuter paraqiten në vargje të zerove dhe njësheve. Shndërrimi i shkronjave në një fjalë në numra binarë paraqet kodin binar. Çdo numër natyror mund të përfaqësohet nga një seri numrash binarë, për shembull: 



 



Popular posts from this blog

Arsim Teknik dhe Informatik

Konkurs për nxënës në të menduarit kompjuterik